Pajisje

Prodhohet roboti me karakteristika të frikshme njerëzore


Një robot i projektuar nga kompania britanike ‘Engineered Arts’, ka karakteristika të frikshme njerëzore.

Shumë njerëz kanë komentuar, “Është vetëm çështje kohe përpara se ata të pushtojnë botën”.

Ameca quhet roboti që u prodhua nga kompania britanike ‘Engineered Arts’, të cilët postojnë rregullisht përmbajtje robotike në platformat e tyre të mediave sociale .

Ky klip ka marrë rreth 680 mijë shikime në kanalin e youtube.

Në klip, Ameca dallohet për tiparet e tij karakteristike, pak i përgjumur me sy të mbuluar dhe fytyrën e përkulur përpara.

Pas një rrotullimi ai hap sytë dhe zgjohet papritur, duke hapur sytë përpara se të dal nga dhoma

Në fund të klipit, shikon drejtpërdrejt kamerën dhe bën një buzëqeshje të çuditshme.

Në faqen e internetit Engineered Arts, thuhet se Ameca “përmban disa softuer që mund të përshkruhen si “inteligjencë artificiale”,  por qëllimi i tij kryesor është “të jetë një platformë për zhvillimin e AI”.

Duket se të gjithë ishin po aq të magjepsur dhe të pasigurt pasi videoja ka marrë 20 milionë shikime, ne twitter, dhe  285 mijë pëlqime.

Sigurisht, shumë njerëz janë të shqetësuar se çfarë do të thotë roboti për njerëzit në të ardhmen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore