Sport

Problemet nuk kanë të ndalur për PSG-në


Lajmet që Paris Saint-Germain ka marrë sot nga infermieria nuk kanë qenë fare të mira.

Klubi francez vazhdon të vuaj nga mungesat, por tani në listën e tyre është shtuar edhe një futbollist shumë i rëndësishëm, Marco Verratti.

Italiani pësoi një goditje përballë Marseille-s që e detyroi të largohej para kohe nga takimi.

Pas testeve të kryera sot, u zbulua se Verratti do t’i mungojë skuadrës për një kohë rreth katër javore.

Po ashtu, përveç Verratti-t, është shtyrë ende rikthimi i Sergio Ramos, që nuk ka debutuar akoma me klubin francez.

Spanjolli nuk ka arritur që të rikuperohet nga lëndimi plotësisht, edhe pse tre herë ai ishte shumë afër që të përfshihej me skuadrën për ndeshjet e ligës.

Ramos ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje gjatë vitit kalendarik 2021, me fizikun e tij që e ka tradhëtuar plotësisht.

Në anën tjetër, edhe Mbappe është sëmurë nga gripi sezonal, dhe pritet që Paris-it t’i mungojë gjatë gjithë javës.

Ekipi i mbushur me yje, me yje po e mbush infermierin e klubit, dhe sa më shumë që ky problem vazhdon, aq më keq situata për trajneri Pochettino.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore