Financa

Pritjet e investitorëve për rimëkëmbjen e Evropës


Pritshmëritë e investitorëve për rimëkëmbjen ekonomike të zonës së euros në muajin prill janë rritur në mënyrë rekord.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, zbulon se situata ka ardhur mes bastesh që përshpejtimi i vaksinimeve do të lejojë një lehtësim të kufizimeve që janë ndërmarrë për frenimin e coronavirus-it.

Sipas një sondazhi të realizuar nga Sentix, që është firma e hulumtimit të tregut, del se situata aktuale paraqitet e ngjashme si me nivelet e regjistruara për herë të fundit para se të niste periudha pandemike.

Nga ana tjetër, Sentix zbulon se me një “zgjerim masiv” të politikës fiskale dhe me mbështetjen e vazhdueshme monetare nga Banka Qendrore Evropiane, “rreziqe të konsiderueshme të inflacionit janë në fuqi për muajt e ardhshëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore