Lajme

Prishtinë: Gjendet një laborator droge, sekuestrohen 179 bimë narkotike


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka hasur në një laborator për përpunimin e substancave narkotike dhe janë sekuestruar 179 bimë të llojit kanabis.

Në një njoftim nga Prokuroria e Shtetit, është bërë e ditur se në shtëpinë me qira të një të dyshuari janë gjetur substanca narkotike me gjatësi të ndryshme, në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës.

“Në këtë çështje penale organet e rendit kanë identifikuar një të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, derisa prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e vendndodhjes së të dyshuarit dhe ndërmarrjes së veprimeve procedurale ndaj të njëjtit” thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore