Sport

Prishtinë: Agim Agushi sërish në Librin e Guinness, bashkë me nipin


Rekordmeni botëror i zhonglimit me top, Agim Agushi, hyri për herë të shtatë në Librin e Guiness.

Agushi, këtë herë theu rekordin e “Zhonglimit të topit të futbollit në çift” së bashku me nipin e tij Bujar Ajetin, duke goditur topin me koke për 34 minuta pa u ndalur fare.

Këtë rekord, Agimi ia theu vetës, pasi ai ishte i pari në botë që zhongloi topin së bashku me Leotrim Agushin për kohën prej 32 minutave e 40 sekondave.

Profesori i matematikes nga Vitia, deri më tani, emrin e tij e ka shkruar mbi 20 herë në librat e rekordeve.

Kurse kjo ishte hera e shtatë që Agim Agushi arriti të shkruaj emrin në Librin Guinness, ndërsa për nipin e tij Bujarin, ishte hera e parë.

Rekordmenët botëror, pas suksesit që arritën, thanë se nuk do të ndalen me kaq.

Më 29 prill, Agimi dhe Bujari do të vendosin një rekord tjetër Guinness në Shkodër, duke zhongluar topin së bashku.

Kurse më 26 maj, Agim Agushi do të sfidojë i vetëm një tjetër rekord Guinness që do të mbahet në Katar, në disiplinën e zhonglimit të topit duke ecur nga prapa për 1750 shkallë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore