Kosova

Prishtina mbyll dy rrugë me rastin e “Ditës së Evropës”


Prishtina.

Për shkak të Ditës së Evropës rrugët “George Bush” që të qojnë në drejtim të rrugës “Garibaldi”, deri tek semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës do të jenë të mbyllura shkaku i aktiviteteve të planifikuara.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat , trotinetët apo ecni në këmbë dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite!”, shkruan Komuna e Prishtinës.

Rrugët e mbyllura në Prishtinë.

Ndryshe, e hëna e 9 majit është ditë feste në Kosovë, me këtë rast shënohet Dita e Evropës dhe kjo ditë ka vite që është futur në kalendarin zyrtar të festave.

Mirëpo, 26 prej 27 vendeve të BE-së, e shënojnë këtë ditë me aktivitete të ndryshme, por e kanë ditë pune.

Nga vendet e BE-së, i vetmi që këtë ditë e ka festë kombëtare është Luksemburgu.

Prej dy vitesh, ky vend e ka futur në kalendarin e festave 9 Majin.

Ndërsa edhe Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk mund të lëvizë lirshëm.

Dita e Evropës e shënon deklaratën historike më 1950 të ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, mbi shpalosjen e idesë së një forme të re të bashkëpunimit politik në Evropë, në atë që konsiderohet si fillimi i Bashkimit Evropian të së sotmes.

Për shënimin e kësaj dite, në Kosovë do të mbahen një sërë aktivitetesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Prishtinë, me fokus te të rinjtë, energjia e gjelbër dhe digjitalizimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore