Lajme

Priscilla Presley kundërshton vlefshmërinë e testamentit të Lisa Marie


Priscilla Presley, ish-bashkëshortja e legjendës së rock’n’roll-it, Elvis Presley, ka paraqitur një sfidë ligjore për vlefshmërinë e testamentit të vajzës së tyre të ndjerë.

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i çiftit, vdiq dy javë më parë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.

Sakaq, peticioni i gjykatës kundërshton një ndryshim të vitit 2016 në testamentin e Lisa Marie që rrëzoi Priscilla-n si administruese e pasurisë.

Dokumenti shkruante gabim emrin e nënës së saj dhe kishte një nënshkrim që dukej i pazakontë, argumentojnë avokatët e saj.

Avokatët e 77-vjeçares ka thënë se ajo u bë në dijeni për “ndryshimin e supozuar të vitit 2016” vetëm pas vdekjes së Lisa Marie.

Zëvendësimi i saj si administruese e besuar do të nënkuptonte se ajo nuk po mbikëqyrte më asetet e vajzës së saj.

Ndërkohë, nuk është e qartë se sa vlen ajo pasuri, por padi të ndryshme në vitet e fundit sugjerojnë se financat e Lisa Marie ishin në trazira.

Amendamenti i testamentit të saj që tani është në diskutim heq nënën e saj dhe ish-menaxherin e saj të biznesit, Barry Siegel dhe i zëvendëson ata me dy nga fëmijët e saj Riley dhe Benjamin Keough.

Benjamin vdiq në vitin 2020 në moshën 27-vjeçare.

Kurse Riley është një aktore me tituj duke përfshirë filmin e vitit 2020 “The Devil All the Time” dhe serialin “Amazon The Terminal List”.

Presley argumenton se amendamenti nuk iu dorëzua kurrë gjatë jetës së vajzës së saj, siç kërkohet në mënyrë specifike nga testamenti.

Po ashtu amendamenti i testamentit të Lisa Marie shkruan gabim emrin e nënës së saj dhe mban një nënshkrim nga Lisa Marie që “duket në kundërshtim me nënshkrimin e saj të zakonshëm”, thuhet në dosjen gjyqësore.

Dhe se ndryshimi as nuk u dëshmua dhe as u noterizua.

Ndërkaq, veprimi ligjor vjen më pak se një javë pasi familja e mbijetuar e Lisa Marie Presley mori pjesë në një shërbim përkujtimor publik për të në pronën e familjes Graceland në Memphis, Tennessee.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore