Lajme

Prindërit e viktimës kërkojnë rivarrosjen e trupit të 30-vjeçares


Ilustrim

Prindërit e viktimës, Liridona Ademaj, pas përfundimit të seancës së parë dëgjimore, kanë kërkuar nga institucionet kosovare t’u mundësohet zhvarrosja e trupit të viktimës nga fshati Cermjan i Gjakovës dhe rivarrosja afër varrezave të shtëpisë së prindërve në fshatin Rracaj, derisa kanë bërë thirrje që kërkesa të aprovohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kjo është një procedurë dhe përjetim tepër i rëndë për neve dhe këtë vendim e kemi marrë me shumë vështirësi, por duam që ajo të prehet në shtëpinë e saj. Do ta vlerësonim nëse kërkesën tonë do ta aprovoni në procedurë të shpejtuar”, thuhet në kërkesën zyrtare të familjes Ademaj drejtuar Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pa praninë e mediave, të dielën është mbajtur seanca e parë dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e 30-vjeçares, të mërkurën e 29 nëntorit, në rrugën “Dalip Alshiqi” në kryeqytet, por ende nuk është caktuar masa e paraburgimit ndaj tyre.

Familjarët e 30-vjeçares nuk janë lejuar të marrin pjesë në seancën e parë. Leonard Ademaj, vëllai i viktimës, ka thënë para gazetarëve se është njoftuar që duhet të bëjë kërkesë për të marrë pjesë në seancat e radhës. Ai ka shprehur shpresën se autoritetet kosovare do të vendosin drejtësinë në vend.

Kjo ngjarje e rëndë ka ngjallur shumë reagime, përfshirë nivelet e larta shtetërore dhe shoqërinë civile për shkak se krimi ka ndodhur pikërisht në kohën kur në Kosovë po zhvillohet fushata kundër dhunës ndaj gruas.

Dy të dyshuarit për vrasjen e 30-vjeçares mbrohen në heshtje, familjarët e viktimës shpresojnë në drejtësinë kosovare

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore