Princi Harry fajëson shtypin britanik se e ndau atë nga ish e dashura e tij e dikurshme, Chelsy Davy

Princi Harry mendon se shtypi në Mbretërinë e Bashkuar ishte “faktori kryesor” që e çoi atë në ndarjen e tij me të dashurën prej shumë kohësh, Chelsy Davy.
Duka i Sussex ka thënë se ai e ndjente se marrëdhënia e tyre “ishte gjithmonë e destinuar të dënohej” për shkak të “syve kureshtarë të tabloidëve”, shkruan New York Times, transmeton AlbanianPost.

“Ishte vetëm ajo ndjenjë e të qenit nën vëzhgim gjatë gjithë kohës”, ka shkruar 38-vjeçari.
“Unë besoj se Chelsy e kishte edhe më të vështirë për t’u përballur me këtë kur jetonte në Angli. Të gjithë kanë një kufi për atë që mund të durojnë”, ka shtuar ai.
Deklarata u dha si pjesë e padisë së vazhdueshme të Harry-t kundër Mirror Group Newspaper Limited, teksa ai pretendon se kompania përdori metoda joetike – të tilla si përgjimi në celularin e tij për të pasur qasje në jetën e Harry-t.
“U përpoqa të isha partneri më i mirë, por ne gjithmonë ishim tre persona në lidhjet e mija – unë, partneri im dhe shtypi”, ka thënë Princi Harry.
Harry dhe Davy, tani 37 vjeç, u takuan në fillim të vitit 2004 dhe romanca ka zgjatur deri në mesin e vitit 2010, kur kjo e fundit kishte vendosur ndarjen si alternativë të duhur, për shkak të presionit mediatik.
Princi ka bërë të ditur se dyshja dikur kanë jetuar vazhdimisht me frikë për sigurinë e tyre duke çuar në “një sasi të madhe stresi dhe tendosje të panevojshme në marrëdhënien e tyre”.

“Ne gjithashtu nuk mund ta kuptonim kurrë sesi elementët privatë të jetës sonë së bashku po gjenin rrugën e tyre në tabloidet, dhe kështu rrethi ynë i miqve u bë gjithnjë e më i vogël”, shpjegoi ai.
“Më kujtohet se e kisha shumë të vështirë të besoja dikë, gjë që çoi në periudha depresioni dhe paranojë”, ka shtuar ai.
Princi Harry ka paditur Mirror Group Newspaper Limited për hakerimin e telefonit të tij nga viti 1996 deri në vitin 2011 dhe përdorimin e “përgjimit të paligjshëm të mesazheve të postës zanore” për të marrë informacione rreth tij – çështja po gjykohet në Gjykatën e Lartë të Londrës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjykatësi vendos kundër Princit Harry në fazën e hershme të çështjes për shpifje kundër Daily Mail
-
Çfarë ndërhyrje estetike bëri Nicki Minaj pas “Met Gala 2022”?
-
Princi William surprizon një grua që po bënte ecje bamirëse për rritjen e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor
-
Çfarë janë vitaminat dhe si ndikojnë ato në shëndetin tuaj?
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha