
Kanë kaluar disa ditë që kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendimin për të përmbysur ligjin “Roe v. Wade” duke bërë kështu që qytetarët amerikanë si dhe njerëzit në mbar globin të mos pajtohen me atë që ky vendim sjell.
Një nga këta persona është edhe Princi Harry, i cili, sipas bashkëshortes Meghan Markle, pati një reagim “të guximshëm” ndaj lajmit.
“Ai është një feminist”, tha Meghan për Harry-n gjatë një interviste me aktivisten feministë Gloria Steinem për revistën “Vogue”. “Reagimi i tij javën e kaluar ishte i guximshëm, si i imi”.

“Burrat duhet të jenë të zëshëm në këtë moment dhe më gjerë, sepse këto janë vendime që ndikojnë në marrëdhëniet, familjet dhe komunitetet në përgjithësi”, shtoi ajo. “Ata mund të synojnë gratë, por pasojat ndikojnë te të gjithë ne. Burri im dhe unë folëm shumë për këtë gjatë ditëve të fundit”.
Pavarësisht se ndihej krejtësisht e shkatërruar nga përmbysja e ligjit, Dukesha e Sussex theksoi rëndësinë e vazhdimit të luftës.
“Unë e di se për kaq shumë gra tani ekziston një ndjenjë dëshpërimi. Por përsëri, ne duhet të bashkohemi dhe të mos lëkundemi”, u lut ajo.
“Ky moment kërkon unitet – vërtet të dëgjosh njerëzit, të kuptosh Kushtetutën është shkruar në një kohë kur gratë ishin qytetare të rendit të dytë. Ne nuk jemi”, tha Dukesha.
“Disa gjëra duhet të ndryshojnë”, ka thënë ajo, duke theksuar se gratë si Gloria e kanë luftuar këtë luftë prej dekadash. “Jam mirënjohëse që po mbaj një shkop aty pranë saj dhe që do të vazhdojmë ta bëjmë këtë punë së bashku”.
Markle ndër tjera shtoi, “unë gjithmonë i shikoj gjërat me rrymën e fshehtë të shpresës”.

“Roe v Wade” ishte një vendim historik i marrë në vitin 1973 që legalizoi abortin në të gjithë SHBA-të. Vendimi i lejoi gratë në të gjithë vendin të kenë autonomi totale në ndërprerjen e shtatzënisë gjatë tremujorit të parë dhe lejoi që shteti të ketë njëfarë ndikimi në abortet gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë.
Por, pa qenë në fuqi “Roe v Wade”, nëse amerikanët mund të kenë apo jo të drejt aborti varet kryesisht nga vendi ku ata jetojnë, pasi tani i takon shteteve individuale të rregullojnë nëse, si dhe ku qytetarët mund të kenë akses në abortim.
/Albanianpost.com-
Fituesi i dytë i NIMI TV nga Italia është me fat? Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve është fitues i veturës DACIA SANDERO!
-
Shumë yje, akoma më shumë miliona – të famshëm e pasanikë mblidhen në Saint Tropez
-
Renditja e atleteve të Kanye West, nga më të këqijat në më të mirat
-
Arrestohet 22 vjeçarja pasi dyshohet se plagosi Vali Corleone-n