
Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes se trupat ruse kanë penguar një tjetër ofensivë të madhe ukrainase në Donetsk, duke shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake dhe duke u shkaktuar atyre viktima të shumta, duke i konsideruar si “fantashkencë absurde”.
Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha të hënën se forcat e saj kishin zmbrapsur ofensivën e dytë të madhe të Ukrainës në dy ditë, duke shkatërruar, mes pajisjeve të tjera ushtarake, tetë tanke kryesore luftarake Leopard të furnizuara Ukrainës nga aleatët perëndimorë dhe 109 automjete të blinduara.
Autoritetet ruse gjithashtu deklaruan se humbjet totale të Ukrainës arritën në 1 mijë e 500 ushtarë.
Nuk pati asnjë koment nga Kievi mbi akuzat ruse dhe Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte besueshmërinë e të dhënave.
Prigozhin, grupi i të cilit Wagner kaloi muaj të tërë duke luftuar në Bakhmut dhe i cili ka tensionuar gjithnjë e më shumë marrëdhëniet me Moskën, shprehu dyshime në lidhje me pretendimet e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Për të vrarë kaq shumë njerëz, duhet të pushtosh 150 kilometra në ditë”, tha ai në kanalin Telegram të shërbimit të tij mediatik. “Prandaj, unë besoj se ky është thjesht një trillim shkencor dhe absurd”.
Ai shtoi me sarkazëm se “përmbledhja e shifrave të dhëna nga Ministria [Mbrojtjes] do të nënkuptonte se ne kemi shkatërruar tashmë të gjithë planetin pesë herë”.
Kohët e fundit, Prigozhin është përplasur shpesh me elitën mbrojtëse për sjelljen e ushtrisë ruse, pra për luftën në Ukrainë dhe, siç thotë ai, për mbështetjen e pamjaftueshme që Kremlini u ofron ushtarëve të Wagnerit.
Rusia ka theksuar në mënyrë të përsëritur se forcat ukrainase kanë nisur një ofensivë të madhe në rajonin jugor të Donetsk-ut, edhe pse mbetet e paqartë nëse kundërofensiva e Ukrainës ka filluar në të vërtetë, transmeton Reuters.
Një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky paralajmëroi se raportet ruse për luftimet në Ukrainë nuk duhet të besohen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Erdogan: Të gjitha vlerat që kanë të bëjnë me njerëzimin po vriten
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha