Kosova

Pretendimi i Petkoviç’it: Kurti është kërcënimi më i madh i sigurisë në rajon


Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka pretenduar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin”, dhe se, sipas tij, “për sa kohë që ai është në pushtet, askush në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të jetë i qetë”.

“Kurti beson se kriza në të cilën ndodhet bota është një mundësi që nuk duhet humbur dhe se ky është momenti kur spastrimi brutal etnik i popullit serb nga vatrat shekullore në Kosovë, si dhe destabilizimi dhe përpjekjet për të copëtuar vende të tjera në Ballkanin Perëndimor në të cilat shqiptarët figurojnë si faktor demografik dhe politik”, ka pretenduar Petkoviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mirëpo, përkundër kësaj, korrieri më i madh i propagandës serbe, thekson se “pre e Kurtit nuk është vetëm Serbia, por edhe vendet e tjera të rajonit ku ai kërkon të përdorë metoda agresive, duke sulmuar të dobëtit apo paqedashësit, për të realizuar projektin e ‘Shqipërisë së Madhe’”.

“Ky projekt po përpiqet t’i imponohet publikut ndërkombëtar si një pashmangshmëri duke luajtur me frikën e evropianëve për përsëritjen e konfliktit në Ballkanin Perëndimor, edhe pse është i vetmi dhe prodhuesi më i madh i krizave në rajon”, ka shtuar ai, transmetojnë mediat serbe.

Nga ana tjetër, sipas tij, shteti që ai përfaqëson, “është paqësor, por jo e dobët dhe se në të kaluarën nuk kishte frikë as nga ngacmuesit më të mëdhenj se Albin Kurti”.

“Dhe kjo është përgjigja e të gjitha ëndrrave të tij për një Shqipëri të madhe dhe një lloj njohjeje de facto ose de jure nga Serbia”, theksoi Petkoviç, derisa pretendoi se Beogradi është “gjithmonë i gatshëm për zgjidhje paqësore të problemeve në rajon”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore