Sport

Presidentja Osmani dorëzon flamurin për ekipin Olimpik të Kosovës


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dorëzon flamurin për ekipin Olimpik të Kosovës, të cilët do ta përfaqësojnë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Në këtë ceremoni, e para e vendit ia dorëzoi flamurin kapitenes së ekipit Olimpik, Majlinda Kelmendit.

Përveç Majlindës, Kosovën do ta përfaqësojnë edhe 10 sportistë tjerë.

Me normë olimpike janë xhudistët Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova, si dhe mundësi Egzon Shala.

Ndërkohë, me ftesë janë boksierja, Donjeta Sadiku, atleti, Musa Hajdari, shenjëtari, Drilon Ibrahimi dhe notarët Eda Zeqiri dhe Olt Kondirolli.

Për Kosovën kjo do të jetë hera e dytë që merr pjesë në Lojërat Olimpike, pas atyre në Rio të vitit 2016, ku Majlinda kishte fituar medaljen e artë.

Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, nisin më 23 korrik dhe mbyllen më 8 gusht, ndërsa ekipi i Kosovës niset këtë të mërkurë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore