Lajme

Presidentja Osmani – Adresim për qytetarët në fundvit


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj për fundvit, ka bërë thirrje për bashkim të të gjithëve. Ajo ka thënë se i gjithë populli por edhe politika duhet t’i largojnë dallimet e të shohin përtej vetvetes.

“Në kohë vështirësish, ne duhet të përpiqemi të shohim përtej vetvetes dhe të fillojmë të veprojmë sa më të bashkuar – sepse ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë”.

“Qoftë në shtëpi apo në punë, qoftë në luftimin e pandemisë apo mbrojtjen e mjedisit, në kohë si këto, ne duhet të punojmë shumë për ta kultivuar dhe përqafuar ndjenjën e unitetit”, ka thënë ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Ajo ka shtuar se “ne mund të kemi dallime politike apo dallime botëkuptimesh, por besoj fuqishëm se të gjithë e kemi të njëjtin synim final: ta shohim Kosovën si një vend të begatë dhe me mirëqenie të lartë ku të gjithë ndihen krenarë, duke e konsideruar shtëpi të tyre”, ka thënë ajo në adresimin e saj.

Puna e përbashkët sipas Osmanit sjell edhe rezultate.

Tutje ajo ka bërë thirrje qytetarëve për vaksinim antiCOVID-19, por edhe respektim të masave mbrojtëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore