Shqipëria

Presidenti Meta kërkon nga KLSH nisjen e auditimit të shoqërisë “Albcontrol”


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) të nisë auditimin e plotë të shoqërisë “Albcontrol”.

Presidenti tha se i është drejtuar zyrtarisht KLSH-së dhe i kërkuar të nisë një auditim për shoqërinë “Albcontrol”.

Ai ka kërkuar auditim mbi:

–  mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;
–  respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
–  përdorimin e fondeve publike;
–  respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
–  çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

Kjo, nisur nga situata e krijuar dhe rolit, që “Albcontrol” ka për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë.

Çështja, sipas Metes, është e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë.

Presidenti i Republikës u bëri thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë. Ai u shpreh i gatshëm, në çdo moment, të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore