Shqipëria

Presidenti i Këshillit të Sigurimit, Ferit Hoxha deklarohet ekskluzivisht për Albanian Post


Ambasadori shqiptar Ferit Hoxha, në cilësinë tanimë të presidentit të Këshillit të Sigurimit, ka zhvilluar një intervistë shteruese me Albanian Post.

Kjo, sa i takon rolit historik të Shqipërisë si anëtare e përkohshme e këtij organi ndërkombëtar dhe planeve diplomatike pas ulëses në tryezën e “patkoit”.

“Edhe pse ky dyvjeçar nuk ka të krahasuar me asnjë gjë, në asnjë kohë tjetër, me asnjë dimension të mëparshëm të politikës tonë të jashtme në tërë historinë e shtetit shqiptar, pas këtij dyvjeçari politika jonë e jashtme nuk do të….”

Hoxha zbulon për të parën herë në një media shqiptare se cili do të jetë hapi i radhës i Shqipërisë përtej përmasave të kufizuara në rajon – si një vend i vogël ballkanik.

“Nuk bën dyshim që Shqipëria do të vazhdojë të jetë aktive në…”

Duke përfytyruar të ardhmen e Tiranës zyrtare në aspektin diplomatik, Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në OKB rrëfen se cili ka qenë roli përmbajtësor i vendit tonë në rajon e më gjerë.

“Ka një konsensus dhe një të vërtetë që askush nuk mund ta mohojë apo zhbëjë, si në rajon ashtu edhe në mbarë hapësirën evropiane: Shqipëria është një...”

Nga profili rajonal në problematika dhe shtrirje globale, Ferit Hoxha është një nga figurat përfaqësuese më dinjitoze të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Ndiqni intervistën e plotë të diplomatit shqiptar të premten e 24 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore