Kosova

“Presidente cili është qëndrimi i juaj, heshtja është nënshtrim”


Vjosa Osmani

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar për heshtjen e presidentes Vjosa Osmani, e cila deri më tani nuk ka reaguar për masat e Bashkimit Evropian ndaj Prishtinës, si pasojë e refuzimit të qeverisë për t’i zbatuar kërkesat e tyre për de-eskalim të situatës në Veri, pas tensioneve atje.

Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, ka thënë “heshtja nuk është gjithmonë flori”.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”, ka thënë Çitaku për heshtjen e presidentes.

Ajo pyet Osmanin se “cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi?”.

“A mendoni njëjtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”, pyet ajo.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës potencon se “qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë” nga Osmani.

“Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”.

Sipas saj, Osmani tërë karrierën politike e ka ndërtuar “në antagonizma”.

“Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu (Hashim) Thaçin, (Isa) Mustafën…”.

“E tash?”, pyet Osmani “pse po heshtni?”.

“Nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në Facebook”.

Ndryshe, Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për deklaratën e tij në konferencë për media ku tha se ka refuzuar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Çitaku ka thënë se me presidentin e Serbisë takohet pa kushte e kryeministrit të Shqipërisë i vendosë kushte.

“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë? Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp”.

“Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”, ka shkruar ajo.

Tutje nënkryetarja e PDK-së ka thënë se kryeministri duhet të lë anash “inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”.

Osmani është “e pakënaqur me politikën anti-amerikane të Kurtit, por s’guxon të flas”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore