Sport

Premtimi interesant i Berlusconi-t: Nëse fitoni me një ekip të madh, do t’ju sjell një autobus me plot gra në dhomat e zhveshjes (VIDEO)


Presidenti i klubit të Monza-s, Silvio Berlusconi, u ka bërë një premtim të pazakontë futbollistëve të klubit të tij.

Në darkën e Krishtlindjeve, ish-kryeministri i Italisë, mori mikrofonin dhe tha që nëse djemtë e tij fitojnë ndaj një ekipi të madh, atëherë do t’ju sjell atyre një autobus me gra në dhomat e zhveshjes.

“Vendosa të shtoj një stimulim shtesë, kështu që u thashë djemve që do të luani me Milan-in , Juventus-in , etj., kështu që nëse mundni një nga këto skuadra të mëdha, do t’ju bëj të përshëndesni në dhomat e zhveshjes me një autobus plot me gra”, ishte premtimi i Berlusconi-t për futbollistët e Monza-s.

Ish-presidenti i klubit të Milan-it, lavdëroi punën e trajnerit të tij, të cilin e promovoi nga skuadra U-19, pasi shkarkoi Giovanni Stroppan në shtator, dhe bëri që salla shpërthente në të qeshura me batutat e tij.

“Ne gjetëm një trajner të ri, i cili ishte në ekipin tonë të të rinjve, ai është i mirë, i zgjuar, i sjellshëm dhe i aftë për të stimuluar djemtë tanë,” tha Berlusconi.

Kujtojmë që ish-dyshja e Milan-it, Berlusconi dhe Galliani, tani janë në krye të Monza-s, që arritën ta promovojnë për herë të parë në Serie A.

Monza nuk e nisi aspak mirë aventurën e tyre të parë në elitën e futbollit italian, derisa fitoren e parë e morën pikërisht nga Juvevntus-i më 18 shtator.

Që nga ajo ndeshje, ata patën rezultate të mira, të cilët momentalisht pozicionohen në vendin e 14-të me 16 pikë të grumbulluara.

Monza e rinisë sezonin më 4 janar, ku do të përballet në udhëtim te Fiorentina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore