Sport

Premier League/ Broja i jep tri pikët Southampton-it, fiton City, ngec United


Kanë përfunduar pesë sfidat e orës 16:00 në Premier League angleze. Armando Broja, ka arritur të shënojë golin e parë në Premier League angleze, duke i dhënë dhe tri pikët Southampton-it.

Manchester United e bën dramë me Leicester City-n. Në ndeshjet e tjera, Manchester City dhe Wolverhampton-i kanë arritur fitore, ndërsa Norwich-i përsëri ka dal pa pikë të plota.

Southampton-i fitoi me rezultatin 1-0 përballë Leeds-it. Goli erdhi në minutën e 53 pas një kundërsulmi. Broja shfrytëzojë mjaft mirë një asist nga Nathan Redmond-i.

Manchester City fitoi me rezultatin 2-0 përballë Burnley-t. Golat për “citizens” u shënuan nga Bernardo Silva në minutën e 12 dhe Kevin de Bruyne në minutën e 70.

Leicester City ka fituar me rezultatin 4-2 përballë Manchester United. United kaloi dy herë i pari në avantazh, por pa mundur të ruante rezultatin.

Mason Greenwood në të 19 minutë dhe Marcus Rashford në të 82 minutë shënuan për United. Për Leicester-in shënuan Youri Tielemans në të 31 minutë, Çaglar Soyuncu në të 78’, Jamie Vardy në të 83’ dhe Patson Daka në të 90+1’.

Wolves-i ka triumfuar në sekondat e fundit të takimit përballë Aston Villa-s, me rezultatin 3-2. Golin e parë të takimit e shënoi Danny Ings në të 48 minutë dhe në të 68 minutë shënoi John McGinn.

Edhe pse në disavantazh të dy golave, Wolves-i shënoi tre herë për të marrë tri pikët. Golat për miqtë erdhën nga Romain Saiss në të 80 minutë, Conor Coady në të 85’ dhe Ruben Neves në të 90+5.

Norwich-i  i Milot Rashicës ka barazuar pa gola me Brighton-in. Vendi i fundit në renditje për Norwich-in. Pas tetë javëve kampionat kanë arritur të marrin vetëm dy barazime.

Renditja e Premier League:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore