Sport

Prapaskena: Nkunku i është nënshtruar testeve mjekësore te Chelsea


Një prapaskenë interesante është zbuluar rreth të ardhmes së yllit francez të Leipzig, Christopher Nkunku. Ai ka kryer testet mjeksore te Chelsea.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, francezi ka kaluar testet mjeksore në një spital në Frankfurt.

Por, pavarësisht spekullimeve, Leipzig arriti ta mbajë këtë sezon në skuadër Nkunku-n. Ai rinovoi kontratën deri në verën e 2026. Mirëpo, kontrata ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Lehtësisht e pagueshme nga blutë.

Po sipas raportit, edhe pse Nkunku rinovoi kontratën deri në 2026, vera e 2023 pritet ta gjejë larg Bundesliga-s. Dhe, është Chelsea që kryeson garën për nënshkrimin e tij.

Kjo nuk do të thotë që ka një marrëveshje përfundimtare, por klubi londinez është destinacioni më i mundshëm për 24-vjeçarin.

Nkunku është titullar i padiskutueshëm te Leipzig. Sezonin e kaluar ai mbyli me 35 gola dhe 20 asistime në 52 ndeshje. Këtë sezon e ka filluar përsëri në rrugë të mbarë, teksa ka realizuar gjashtë gola dhe një asistim në 11 paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore