Sport

Pranon 11 gola në dy ndeshjet e para


Portieri i përfaqësuesës së Kosovës, Arijanet Muriq, për fat të keq bëri një debutim jo të mirë te skuadra e tij e re Willem II, i cili në dy ndeshjet e para pësoi plotë 11 gola.

Muriqi u huazua nga Manchester City, te klubi i Willem II, gjatë afatit kalimtar dimëror.

Për trajnerin e ekipit holandez, Zeljko Petrovic, Aro ishte zgjedhja e parë për portën në formacionin e tij.

Ndeshjen debutuese Aro e luajti kundër “gjigandit” holandez PSV Eindhoven, në të cilën Willem II pësoi humbje me rezultat të thellë 5:0.

Pas një jave, Petrovic i’a besoi portën përsëri portierit të përfaqësuesës së Kosovës, por megjithatë, 22-vjeçari përsëri pranoi plotë 6 gola nga skuadra Utrecht.

Kujtojmë që Muriqi para se të firmoste në Holandë, ishte i huazuar te skuadra e ligës së dytë spanjolle Girona, por nuk gjeti shumë hapësira pasi luajti vetëm gjashtë ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore