Sport

Portugalia publikon listën e futbollistëve të ftuar për Botëror


Përzgjedhësi i kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, e ka publikuar listën e futbolistëve të ftuar për Kupën e Botës që do të fillojë edhe 10 ditë në Katar.

Cristiano Ronaldo, Rafael Leao, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Cancelo, Ruben Dias e Joao Felix janë disa nga yjet e futar, derisa në sy bie mungesa e mesfushorit të Paris Saint Germain, Renato Sanchez.

Ky i fundit u transferua në verën e kaluar nga Lille në PSG, derisa refuzoi Milan-in për t’iu bashkuar parisienëve.

Në Botëror, Portugalia bën pjesë në Grupin H me Ganën, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Më poshtë gjeni listën e lojtarëve të ftuar nga Santos:

Portierë: Diogo Costa (Porto), Jose Sa (Ëolverhampton), Rui Patricio (Roma)

Mbrojtës: Diogo Dalot (Manchester United), Joao Cancelo (Manchester City), Danilo Pereira (PSG), Pepe (Porto), Ruben Dias (Manchester City), Antonio Silva (Benfica), Nuno Mendes (PSG), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund)

Mesfushorë: Joao Palhinha (Fulham), Ruben Neves (Wolverhampton), Bernardo Silva (Manchester City), Bruno Fernandes (Manchester United), Joao Mario (Benfica), Matheus Nunes (Wolverhampton), Otavio Monteiro (Porto), Vitinha (PSG), William Carvalho (Real Betis)

Sulmues: Andre Silva (RB Leipzig), Cristiano Ronaldo (Manchester United), Gonçalo Ramos (Benfica), Joao Felix (Atletico Madrid), Rafael Leao (AC Milan), Ricardo Horta (Braga).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore