Lajme

Popullsia e plakur japoneze, një profesor i Yale-t flet për vetëvrasje


Nëse shoqëria plaket shumë, zgjidhja mund të jetë edhe…vetëvrasja.

Kjo është ideja e një profesori të Universitetit Yale lidhur me rastin e Japonisë, i cili ka folur për “New York Times”.

E gjitha duke u bazuar në idenë se shteti duhet të merret me banorët gjithnjë e më të moshuar, me rritjen e kostove shëndetësore dhe të sigurimeve shoqërore dhe me të gjitha problemet e tjera të lidhura.

Profesori Yusuke Narita, me origjinë japoneze, tani që ‘sugjerimi’ i tij është përhapur ngado, ka thënë se sugjerimet e tij duhet të konsiderohen brenda kontekstit.

Por fjalët mbeten.

Shoqëria japoneze është gjithashtu e vetëdijshme për vetëvrasjen rituale: quhet “seppuku”, i njohur gjithashtu si “harakiri”.

I lejohej në kohët e lashta samurait, një plagë vdekjeprurëse që praktikohet duke shpuar dhe prerë barkun, që konsiderohet vendi i shpirtit.

Një popullsi në plakje mund të çojë në rënie të produktivitetit dhe vlerësime të zgjerimit ekonomik me kalimin e kohës. Sipas të dhënave më të fundit për vitin 2020, njerëzit mbi 65 vjeç në Japoni po rriten vazhdimisht, duke arritur pothuajse 30 për qind të totalit të banorëve.

Madje, profesori foli për mundësinë që në të ardhmen të bëhet e detyrueshme vetëvrasja e të moshuarve.

Debati që ka lindur, si në SHBA, por mbi të gjitha në Japoni, është shumë i ndezur. Dhe prek një nyje të hapur, jo vetëm për vendin aziatik, por edhe për të gjithë, duke qenë se diskutimet për shoqërinë, për produktivitetin e njerëzve, për të drejtat, janë një temë që prek të gjithë.

Në Japoni, problemi i popullsisë gjithnjë e më të moshuar është gjithashtu në qendër të vëmendjes politike.

Kostot e ndërlidhura do të rrezikonin, brenda pak vitesh, stabilitetin e vetë sistemit, me gjithnjë e më pak punëtorë dhe gjithnjë e më shumë pensionistët, që ndoshta me kalimin e viteve mund të kenë nevojë për trajtim dhe ndihmë.

Marrë nga “La Stampa”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore