Kosova

Polonia, për herë të parë, hap konsullatë në Kosovë


Flamuri i Kosovës dhe Polonisë.

Shteti i Polonisë, për herë të parë ka hapur konsullatë në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministria e Punëve të Jashtme në Poloni, nga e cila është thënë se Qeveria e Polonisë dhe ajo e Kosovës kanë lidhur marrëveshje në formë të shkëmbimit të notave për vendosjen e marrëdhënieve konsullore, më 8 nëntor të 2022.

“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës 5 shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Flamuri i Polonisë.

Tutje, është sqaruar se përmes kësaj marrëveshje do të shtohet edhe mbrojtja konsullare në Kosovë.

“Marrëveshja e arritur sot do t’u mundësojë qytetarëve polakë të kenë një nivel optimal të mbrojtjes konsullore në territorin e Republikës së Kosovës”.

Nga Polonia, është theksuar se vazhdon t’i mbështesë të gjitha integrimet evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të jap kontributin e saj në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

“Përfshirë përmes kontingjentit ushtarak polak si pjesë e KFOR-it dhe misionit policor të EULEX-it në Kosovë, në të cilin kemi qenë kontribuesi më i madh për shumë vite”.

Më 25 gusht, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) kishte bërë të ditur për Albanian Post se 105 policë polakë janë shtuar në Veri të Mitrovicës.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit, Njësia e Formuar Policore e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), e cila përbëhet nga 105 policë polakë, po kryen patrullime të shtuara në veri të Kosovës”, ishte thënë nga EULEX-i për Albanian Post.

EULEX: 105 policë polakë i kemi shtuar në Veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore