Kosova

Politikat e Finlandës janë shembull dhe frymëzim për qeverisjen tonë, thotë Kurti


Elina Valtonen dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten, ka takuar ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e cila po qëndron në Kosovë për një vizitë zyrtare.

“Me Finlandën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme”, ka shkruar Kurti në platformën sociale, Facebook, duke shtuar se “ajo është mike e hershme e popullit dhe Republikës së Kosovës”.

Në vlerësimin e Kurtit politikat për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi sociale të Finlandës “janë shembull dhe frymëzim për qeverisjen tonë”.

“I jemi mirënjohës për mbështetjen e pa rezervë dhe kontributin e vazhdueshëm si në rritjen ekonomike e progresin demokratik, ashtu edhe në afirmim ndërkombëtar, mbrojtje dhe siguri”.

Valtonen vizitën e saj në Kosovë e nisi nëpërmjet një takimi me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallën.

Ajo të enjten e takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore