Lajme

Politika zero-COVID e Hong Kong-ut largon talentet e huaja


Politika zero-COVID e Hong Kong-ut po largon talentet e huaja nga qendra financiare dhe po i shtyn nga të ardhurit, edhe pse disa firma ofrojnë pako pagash që nuk janë parë që nga ditët bujare para rënies së bankës së “Lehman Brothers”.

Ndërsa varianti i ri “Omicron” ka risjellë ankthin në të gjithë botën, duke bërë që disa vende të shtrëngojnë kufizimet e udhëtimit, Hong Kong-u dhe Kina kontinentale mbeten ndër vendet e pakta që i përmbahen një politike të tolerancës zero për çdo infeksion të coronavirus-it.

Dikur konsiderohej si një nga qytetet më tërheqëse për talentet globale, Hong Kong-u tani po shmanget nga shumë profesionistë të lartë, pasi njerëzit përpiqen të shmangin ose t’u shpëtojnë rregullave drakoniane të karantinës.

Lehman Brothers files for Chapter 11 protection | MPR News

Grupet e lobit të biznesit ndërkombëtar kanë paralajmëruar vazhdimisht se qyteti mund të humbasë talentin dhe investimet, për shkak të kufizimeve të tij të udhëtimit, të cilat mund të përfshijnë deri në tri javë në karantinë të detyrueshme.

Tani rekrutuesit dhe firmat e zhvendosjes thonë se një dalje e talenteve është në rrugë të mbarë.

Lars Kuepper, drejtor menaxhues i kompanisë së zhvendosjes “ReloSmart”, tha se firma e tij pa një rritje pesëfish të kërkesave për dërgesat jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë dhe një rënie 14-fish të trafikut nga ana tjetër.

“Faktori kryesor është pa dyshim pandemia dhe efekti i kufizimeve në Hong Kong”, tha Kuepper.

Qeveria thotë se kufizimet janë të nevojshme për të mbrojtur komunitetin nga virusi dhe për të rihapur pjesërisht kufirin me Kinën kontinentale, e cila është burimi kryesor i rritjes ekonomike të Hong Kong-ut.

Kina gjithashtu po izolohet kryesisht nga pjesa tjetër e botës.

Një zëdhënës i qeverisë për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Reuters” ka thënë se qëllimi zero i infeksioneve ishte i bazuar në “interesin e përgjithshëm të komunitetit të Hong Kong-ut” dhe se shumica e banorëve prisnin me padurim rihapjen e kufirit kontinent.

“Hong Kong-u mbetet një qytet konkurrues globalisht dhe një bazë e madhe rajonale për kompanitë ndërkombëtare, pavarësisht sfidave aktuale që lidhen me pandeminë globale”, tha ai në një email.

11 Tips on Choosing a Healthcare Recruitment Agency - Read our guide.

“Dalja e talentit”

Shumë jorezidentë aktualisht nuk lejohen të hyjnë në Hong Kong, ndërsa banorët që kthehen në qytet duhet t’i nënshtrohen dy deri në tri javë karantinë në hotel – me koston e tyre.

Rregullat e daljes së pacientit kërkojnë dy javë shtesë në një spital të caktuar për këdo që shërohet nga infeksioni, gjë që mund të rezultojë në izolimin e njerëzve për më shumë se një muaj në hotele ose spitale, pavarësisht nga simptomat e tyre.

Sipas ekspertëve, punët për zhvendosjen e njerëzve jashtë Hong Kong-ut ishin rritur me 30%-40% gjatë 1-1/2 viteve të fundit.

Recruitment Service in Sector 67 - IT Park, Mohali | ID: 22471182912

Firma e rekrutimit “Ambition” tha se, ndërsa kishte parë një rritje prej 70% të mandateve nga punëdhënësit me bazë në Hong Kong gjatë vitit të kaluar, kishte pasur një rritje më të vogël prej 50% në volumin e punësimeve, duke nënvizuar vështirësinë e bindjes së talenteve për t’u zhvendosur në Hong Kong.

“Phaidon International”, një tjetër firmë rekrutimi, pa një rritje prej 40-50% në mandate këtë vit, por një rënie prej 10% në numrin e njerëzve që ka arritur të sjellë nga jashtë.

Jamie Thorpe, kreu i “Phaidon” në Hong Kong, thotë se disa firma financiare “të dëshpëruara për të punësuar” i kanë “ëmbëlsuar” ofertat e tyre me blerje, bonuse të garantuara, shtesa të majme jetese dhe tituj të fryrë të punës që sigurojnë paga bazë më të larta.

“Ne nuk i kemi parë këto pako për disa vite. Pamja e fundit ishte kriza e para 2008-ës”, tha Thorpe.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore