“Politico”: Sjellja e tifozëve ballkanikë në kuadër të Euro 2024, pasqyrë e marrëdhënieve të tensionuara politike

SHFLETO

Ilustrim

 

Armat Matoshi
25.06.2024 10:59
Loading Icons...

Në një artikull të prestigjozes “Politico” kushtuar shpërthimit të nacionalizimit konkurrues ballkanik në kuadër të kampionatit evropian të futbollit “Euro 2024” në Gjermani, vlerësohet se sjellja e tifozëve ballkanikë në “Euro 2024” pasqyron realitetin e hidhur të marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet fqinjëve rajonalë që kurrsesi t’i kapërcejnë armiqësitë etnike.

“Stadiumi është një shumëzues i jashtëzakonshëm i ndjenjave paraekzistuese dhe këto përplasje nuk ndodhin në vakum duke qenë se njerëzit ndjekin ngjarjet midis vendeve të tyre në baza ditore”, deklaroi specialisti në fushën e kulturës ballkanike të futbollit pranë Universitetit të Grazit në Austri, Dario Brentin, derisa shpjegoi arsyet pse ndodh ky fenomen.

“Euro 2024 është një gjenerator i krenarisë së madhe kombëtare dhe mbulon mangësitë apo zhgënjimet që njerëzit përjetojnë në sferat e tjera të jetës”, vazhdoi Brentin. “Mjafton që një grup i vogël tifozësh radikalë të organizuar të iniciojnë brohoritjet, pastaj psikologjia masive dhe euforia e momentit çon në një etiketim joreflektues të shumë njerëzve”, shtoi mes tjerash ai.

Flamuj të Serbisë mbi hartën e Kosovës nën mbishkrimin “nema predaje/s’ka dorëzim” u shfaqën në stadiumin “Veltins-Arena” në Gelsenkirchen të Gjermanisë, ku Anglia dhe Serbia u përballën në kuadër të xhiros së parë të Grupit C. Në ulëset e stadiumit u panë edhe flamuj rusë në mesin e atyre serbë, derisa u dëgjuan edhe thirrjet raciste ndaj futbollistëve anglezë.

Megjithatë, mesazhe të njëjta kundër Kosovës u dëgjuan edhe gjatë takimit tjetër Serbi-Slloveni. Serbët brohoritën “Kosova është Serbi” duke mohuar ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës. Gjithashtu, një futbollist i kombëtares shqiptare u dënua nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) për shkak të fyerjeve ndaj maqedonasve pas ndeshjes Shqipëri-Kroaci.

Ballkani Perëndimor në ankth nga huliganët e futbollit ndërsa fantazma e nacionalizmit agresiv serb rikthehet në Euro 2024