Lajme

Policia nis hetimet për vdekjen e foshnjës dymuajshe


Ilustrim.

Në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), është dërguar një foshnje pa shenja jete, të enjten e 25 majit.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Në emergjencën e QKMF është dërguar një foshnje pa shenja jete. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast dhe  trupi i pa jetë të dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

Nga ana e Policisë, është thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

Teksa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se “familjarët e foshnjës e kanë njoftuar policinë se ajo ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë e shtrirë në QKUK”.

Ndërsa në raport po ashtu është përfshirë edhe një sulm fizik në Mitrovicë.

Për viktimën është thënë se ka marrë “lëndime të lehta trupore”.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër kosovare pasi që e njëjta është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuara femra kosovare. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

Teksa në Leposaviq, të enjten është ndaluar një person me targa të huaja i cili ka pasur për qëllim që të shmang pikë kalimet kufitare të rregullta.

“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar, që dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë kalimeve të rregullta kufitare”.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

Po ashtu, më 25 maj janë arrestuar edhe dy të dyshuar meshkuj, pasi tek ta janë gjetur substanca narkotike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek njëri i dyshuar është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa tek tjetri i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë”.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në  procedurë të rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore