Policia nis hetimet për rastin e 3-vjeçarit – “detajet publikohen pas përfundimit të fazës fillestare të hetimeve”

Policia e Kosovës, ka nisur hetimet për rastin e trevjeçarit i cili dyshohet se është rrahur nga dy edukatore dhe një mirëmbajtëse në çerdhen publike në Fushë Kosovë “Gëzimi ynë”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Albanian Post se kanë nisur hetimet në koordinim me prokurorinë dhe qendrën për punë sociale.
“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast”, ka thënë Ahmeti për AP.
Ajo tutje ka potencuar se posa të përfundoj faza e parë fillestare e hetimeve do të bëhen të ditura edhe detaje të tjera.
“Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”.
Një fëmijë i moshës trevjeçare, dyshohet se është rrahur nga edukatoret e çerdhes shtetërore “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë.
Përmes një video të publikuar nga familjari i trevjeçarit, Fatos Geci, pamjet tregojnë momentin ku nipi i tij tërhiqet zvarrë për duarsh nga njëra edukatore.
Në pamjet e publikuara fillimisht shihet një edukatore duke ushtruar dhunë ndaj nipit të Gecit, për të dytën herë ndaj tij ushtron dhunë një mirëmbajtëse e çerdhes, pastaj sërish një edukatore e cila e tërheq në dysheme.
Trevjeçari dyshohet se është rrahur nga tri edukatore në çerdhen publike në Fushë Kosovë
Edhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar ndaj trevjeçarit në çerdhen publike “Gëzimi ynë”, duke thënë se e dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor.
Nagavci, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë të ditur se aktualisht Inspektori i Arsimit është në këtë institucion duke hetuar rastin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Bisedë e rëndësishme në mes të Sullivan-it dhe Kurtit” – Hovenier: SHBA-të të shqetësuar me dislokimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën
-
Provokimi i ambasadës ruse, riposton statusin e Stoltenberg-ut me mbishkrimin “Kosova është Serbi”
-
Kurti kërkon që terroristët të ekstradohen sa më parë në Kosovë: Plani i tyre ishte nisja e luftës
-
Më shumë se 100 mijë njerëz janë larguar nga Nagorno-Karabakh
Lajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike