Shqipëria

Policia e Vlorës nis patrullimin me jet ski gjatë vijës bregdetare


Policia Kufitare e Vlorës ka nisur monitorimin e vijës bregdetare edhe me jet ski. Bëhet me dije se 18 jet ski (motorë uji) janë në patrullim në vijën bregdetare nga Vlora në Sarandë si dhe 6 mjete lundruese.

Deri me tani janë vendos 17 masa administrative duke nis nga gjoba deri në bllokim te mjeteve lundruese. Referuar masave për sezonin turistik mjetet lundruese duhet të qëndrojnë deri 300 metra larg bregut.

Njëkohësisht, janë krijuar korridore të veçanta për hyrjen dhe daljen e mjeteve lundruese.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore