Policia e Kosovës, të martën, e ka shpallur në kërkim edhe reperin tjetër nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, meqë dyshohet se i njëjti është i përfshirë në një përleshje të rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë para pak ditësh.
I pandehuri, sipas Policisë së Kosovës, po kërkohet për veprën penale “Ndihma” dhe “Lёndim i rёndё trupor”.
Ndryshe Policia e Kosovës, të hënën, e ka shpallur në kërkim edhe reperin shqiptar Rigels Rajku, që njihet me emrin skenik Noizy, për të njëjtën rast.
Ai po kërkohet nga Policia e Kosovës për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Gjithashtu, autoritetet kosovare e kanë shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i përfshirë në këtë rast.
Stresi dhe Noizy dhe individë të tjerë dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com