Kosova

Policia bastisje në 9 lokacione në Prishtinë, arrestohen disa persona e konfiskohen armë


Ilustrim

Disa persona janë arrestuar dhe disa armë janë konfiskuar si rezultat i një bastisje të Policisë së Kosovës në nëntë (9) lokacione në Prishtinë, të premten.

Në njoftimin për media, bëhet me dijes e operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.

Janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar një armë e gjatë, një pushkë gjuetie, dy revole, si dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.

“Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Policia i ka bërë thirrje publikut që të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për ta ndihmuar në misionin e tyre për të ruajtur paqen dhe sigurinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore