Sport

Plenkoviç dënon ashpër dhunën e tifozëve në Athinë: Është mohim i sportit


Qeveria kroate ka dënuar ashpër trazirat e tifozëve, dhunën dhe huliganizmin që ndodhi në Athinë, në mes të tifozëve të Dinamo Zagrebit (ekipi kroat) dhe vendasve të AEK-ut (ekipi grek) që çuan në humbjen tragjike të jetës së një tifozi grek.

Ata shprehën ngushëllimet më të thella për familjen e të riut të ndjerë.

Madje, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka telefonuar homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, ku i ka shprehur ngushëllime dhe e ka dënuar dhunën.

“Një sjellje e tillë e tifozëve është një mohim i sportit, anashkalon lojën e ndershme, tolerancën dhe respektin për sportistët. Në vend që të zhvillojmë një ndeshje kualifikuese për kompeticionin më elitar të futbollit, Champions League, mes kampionëve kroat dhe atij grek, GNK Dinamo dhe AEK, jemi dëshmitarë të skenave të tmerrshme nga Athina ku disa tifozë po dëmtojnë futbollin kroat”.

“Në të njëjtën kohë, ata pengojnë të gjithë tifozët e tjerë që duan të ndjekin në mënyrë të denjë dhe të civilizuar paraqitjet e klubeve kroate dhe kombëtares kroate të futbollit”, thuhet në njoftim e qeverisë kroate.

Nga ekzekutivi kroat presin që institucionet përkatëse t’i hetojë të gjitha rrethanat dhe t’i sanksionojnë ata që janë përgjegjës për përleshjet e tifozëve, vdekjet dhe plagosjet e tifozëve të tjerë.

“Ambasada e Republikës së Kroacisë në Athinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke dhe në lidhje me 80 shtetasit kroatë të arrestuar”, njoftojnë nga kabineti i Plenkoviç-it.

Ndryshe, me vendim të UEFA-s, ndeshja e xhiros së 3-të preliminare në kuadër të Ligës së Kampionëve ndërmjet AEK-ut dhe Dinamos është shtyrë për të martën.

Ndeshja u shty pas trazirave në kryeqytetin grek ku mbeti i vrarë një person, tetë u plagosën dhe 98 u arrestuan.

Huliganizmi ‘përgjak’ futbollin, nis me kaos sfida AEK-Dinamo Zagreb

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore