Aplikacione

Platforma Threads zyrtarisht edhe ne versionin “web”


Kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ka bërë të ditur se platforma Threads tani mund të përdoret edhe në versionin “web”.

Në një postim në rrjetin social, Mosseri shkroi, “Threads.net tani është publikuar për të gjithë. Na tregoni mendimet tuaja.” Threads është platforma që operon si shtesë e Instagramit dhe është nën drejtimin e tij.

Më herët Threads ishte vetëm një aplikacion për përdoruesit e Android dhe iOS, publikimi i versionit web ishte një lajm i paralajmëruar që tani është bërë realitet për të gjithë përdoruesit.

Threads pati një start të suksesshëm duke tërhequr një numër të madh të përdoruesve që nga ditët e para të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore