Sport

“Planifikoj të jem këtu sezonin e ardhshëm”


Lewis Hamilton ka thënë që planifikon të qëndrojë në Formula 1 të paktën edhe një vit pas këtij sezoni.

Shtatë herë kampioni i botës ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me Mercedes-in në fillim të vitit 2021, dhe të enjten ai zbuloi që ky nuk është fundi.

“Më pëlqen shumë” tha Hamilton për luftën për titull që pritet të ketë këtë vit përballë Max Verstappen.

“Nuk e di sa mund të qëndrojë. Do e shohim”.

Javën e kaluar Hamilton morri pjesë në një reklamë të Pirelli-t, furnizuesit me goma të Formula 1, dhe aty zbuloi qëllimin e tij.

“Planifikoj të jem këtu sezonin e ardhshëm. Do të ndihmoj Pirelli-n që të ketë një produkt më të mirë”.

Kjo rrëzon posht çdo deklaratë se Hamilton po shpenzon vitin e fundit në Formula 1.

Shtatë herë kampioni i botës planifikon që të jetë pjesë në vitin 2022, kur rregullat e reja fillojnë të përdorën në këtë sport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore