Lajme

Planet madhështore klimatike të Arabisë Saudite hasin pengesa nё zbatim


Kur Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, shpalli “nismën e gjelbër” të Arabisë Saudite këtë vit, karakterizoi planet madhështore të mbretërisë së re për të modernizuar mbretërinë.

Duke premtuar se eksportuesi më i madh i naftës në botë do të udhëhiqte “epokën e ardhshme të gjelbër”, Princi Mohammed u zotua se 50% e prodhimit të energjisë së Arabisë Saudite do të sigurohej nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

50% të tjera do tё mundёsoheshin nga karburanti i gazit. Riadi parashikon gjithashtu tё mbjellё rreth 10 miliardë pemë në dekadat e ardhshme.

“Si prodhuesi kryesor global i naftës, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pjesën tonë të përgjegjësisë në avancimin e luftës kundër krizës klimatike”, tha princi, ndërsa zbuloi planin në mars.

Por, si me shumë nga skemat ambicioze të princit, skeptikët dyshojnë nëse retorika e tij do të manifestohet me veprime reale në terren.

Mbretëria djeg rreth 1 milion fuçi naftë ekuivalente në ditë për të ushqyer sistemin e saj të energjisë.

Një shifër që rritet ndjeshëm në muajt përvëlues të verës, kur sauditët mbështeten në ajër të kondicionuar për t’u bёrё ballё temperaturave tё larta.

Gjurmuesi i Veprimit për Klimën, një grup kërkimor i pavarur, vlerëson angazhimet klimatike të Arabisë Saudite si “kritikisht të pamjaftueshme”, duke cituar mungesën e politikave ose të dhënave të qarta lidhur me emetimet e saj.

“Nuk është shumë e qartë se si synojnë ata në të vërtetë t’i arrijnë këto qëllime klimatike. Nuk është aspak transparente”, tha Mia Moisio, analiste në Institutin NewClimate, e cila ndihmon në mbledhjen e të dhënave të Veprimit të Klimës.

Riadi tha në planin e tij të reduktimit të emetimeve të vitit 2015, se do të zvogëlojë emetimet e gazrave serrë me 130 milionë ton deri në vitin 2030, por nuk përcaktoi se si do ta bënte këtë.

Gjatë negociatave me shkencëtarët, zyrtarët sauditë kundërshtuan disa nga formulimet në raportin historik të Klimës të OKB-së këtë muaj, sipas disa njerëzve të përfshirë në diskutime, duke dashur të zëvendësojnë referencat për “emetimet e karbonit” me “emetimet e gazrave serrë”.

Riadi gjithashtu kërkoi pa sukses heqjen e termit “zeroja neto” nga disa seksione të përmbledhjes së raportit me arsyetimin se ishte “rekomandues i politikave”, sipas Institutit Ndërkombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Zyrtarët sauditë këmbëngulin se qeveria është e angazhuar për të ndërmarrë veprime, duke thënë se kundërshtimet e Riadit për përdorimin e emetimeve të karbonit në një pjesë të raportit të OKB-së lidhen me argumentin e tyre se, për të adresuar objektivat klimatike të Marrëveshjes së Parisit, pёr tё konsideruar edhe gazrat serë dhe jo vetëm dyoksidin e karbonit.

Zyrtarët thanë se mbretëria, e ndërtuar mbi hidrokarbure, kishte bërë hapa të mëdhenj që nga vendosja e ndryshimeve klimatike, në agjendën kombëtare në vitin 2015, me Princin Mohammed, i cili premtoi të lehtësonte varësinë e ekonomisë nga nafta.

Tre vjet më parë, në një lëvizje të ndjeshme politikisht, Riadi dyfishoi çmimet e benzinës dhe rriti tarifat e shërbimeve, pjesërisht për të rritur të ardhurat, por edhe për të përmirësuar efikasitetin e energjisë.

Ai bёri gjithashtu deklarata të shumta për projektet e energjisë së rinovueshme, përfshirë planet jashtëzakonisht ambicioze për të krijuar qytetin e parë në botë me zero karbon, “The Line”.

Mega-projekti kryesor i Princit Mohammed i quajtur, Neom, i cili synon tё ndёrtojё njё qytet tё destinuar pёr t’u furnizuar vetёm me hidrogjen.

Nё vitin 2018, ai njoftoi një ndërmarrje të përbashkët prej 200 miliardë dollarësh me SoftBank të Japonisë për të zhvilluar projektin më të madh të energjisë diellore në botë.

Megjithatё, disa muaj pas njoftimit, Fondi i Investimeve Publike, të cilin e drejton princi, u detyrua të lëshojë një deklaratë, duke thënë se projekti ishte lënë pas dore.

Në tre vitet pasuese, nuk ka pasur detaje mbi përparimin e tij.

Fondi pritet të mbikëqyrë 70% të projekteve të rinovueshme të Arabisë Saudite të synuara në planin e zhvillimit të mbretërisë në vitin 2030.

Këtë muaj, ACWA Power, një ndërmarrje 50% në pronësi të PIF, njoftoi mbylljen financiare për një projekt diellor Suda, prej 3.4 miliardë dollarësh, Sudair, që pritet të prodhojë 1.5 GW energji elektrike.

PIF gjithashtu investoi në fondin 5.4 miliardë dollarë TPG Rise Climate, i kryesuar nga Hank Paulson, një ish-sekretar i Thesarit të SHBA-ve.

Zyrtarët sauditë thanë se aktualisht kishte 300 MW kapacitet diellor të instaluar, duke shtuar se Riadi po zhvillonte 13 projekte që do ta çonin atë në 5GW deri në vitin 2024.

Megjithatё, Tim Buckley, drejtor i studimeve të financimit të energjisë pёr Australinё dhe Azinё Jugore, në Institutin për Ekonominë e Energjisë dhe Analizat Financiare, tha se ndalimi i fillimit të projekteve saudite i kishte lёnё investitorët potencialisht jashtë.

Sidoqoftë, ai shtoi se tokat e mëdha shkretëtira të mbretërisë dhe klima e nxehtë tregonte se ajo ishte e pajisur me burime që i japin asaj potencialin për t’u bërë “kryeqyteti diellor i botës”.

Zyrtarët qeveritarë thanë se, gjithashtu, planifikuan të kapin emetimet e krijuara nga prodhimi i hidrokarbureve, një vëllim shumë më i vogël se ai i gjeneruar kur karburantet digjen, duke përdorur shfrytëzimin dhe ruajtjen e karbonit (CCUS) dhe kapjen e drejtpërdrejtë të ajrit (DAC).

Si kompania shtetërore e naftës Saudi Aramco, ashtu edhe grupi petrokimik Sabic po zhvillonin programe në atë fushë, thanë zyrtarët sauditë.

Mbretëria mbetet e varur nga nafta për të ardhurat dhe valutën e huaj.

Ajo gjithashtu përballet me angazhime masive financiare për të investuar nё një sërë megaprojektesh, pjesë e planeve të Princit Mohammed për të diversifikuar ekonominë.

“Realiteti është se sauditët nuk kanë asnjë stimul ekonomik për t’u larguar nga prodhimi i karburanteve fosile për momentin”, tha Richard Black, bashkëpunëtor i lartë në Njësinë e Inteligjencës për Energjinë dhe Klimën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore