Sport

Planet e Manchester City-t për rinovimet


Më 7 prill, Manchester City arriti të kompletoj rinovimin me futbollistin kryesor të skuadrës, Kevin De Bruyne, deri në vitin 2025.

Siç raporton Eurosport, Manchester City po synon rinovimin me super talentin Phil Foden dhe Raheem Sterling-in para përfundimit të sezonit.

Pasi siguroi marrëveshjen me De Bruyne-n, drejtuesit e klubit anglez janë shumë të qetë dhe të bindur se do të arrijnë marrëveshjen edhe me dy yjet tjerë të skuadrës.

Bisedimet me Foden po shkojnë shumë mirë, kurse me Sterling ka disa probleme që drejtuesit thonë që do rregullohen lehtë.

Paga e re e De Bruyne po ashtu do jetë e njëjta që qytetarët mund të ofrojnë në rast negociatash me sulmuesin e Dortmund-it, Haaland.

Por, Pep Guardiola, nënshkrimin me një sulmues të kalibrit të Haaland-it e konsideron të pamundur.

Kur të kompletohen rinovimet e Foden dhe Sterling, City do të mbyll merkaton e verës para se të mendoj për rinovimet tjera.

Stones, Jesus dhe Cancelo janë në radhë për sezonin e ardhshëm, raporton Dean Jones, gazetari i Eurosport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore