Euro 2024

Pjesa e parë: Përmbysje spektakolare e Spanjës ndaj Francës


Spanja po udhëheq ndaj Francës 2-1 me një përmbysje spektakolare në “Allianz Arena” të Mynihut.

Spanja dhe Franca po përballen në gjysmëfinalen e parë të UEFA Euro 2024. Angli – Holand do të përballen të mërkurën në gjysmëfinalen e dytë.

Francezët e nisën mirë ndeshjen dhe dukeshin se po zhvillonin minutat më të mira gjatë gjithë paraqitjes së tyre në Euro 2024. Ata shënuan golin e parë në minutën e nëntë me Randal Kolo Muani-n, pas një asistimi perfekt nga Kylian Mbappe.

Kolo Muani është lojtari i tretë i Francës që shënon në gjysmëfinale të Euro-s dhe Kupës së Botës pas Michel Platini-s (1982 dhe 1984) dhe Zinedine Zidane-t (2000 dhe 2006).

Megjithatë, shkëlqimi i francezëve nuk zgjati shumë dhe Spanja mori nën kontroll lojën.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente arriti të gjente golin e barazimit në minutën e 21 nga një super gol i Lamine Yamal, i cili realizoi nga 25 metra distancë, duke i dhënë topit një trajektore ku Mike Maignan e pati tepër të vështirë për të bërë diçka më tepër sa sa të nxirrte topin nga rrjeta.

Me golin e realizuar, Yamal vendos rekordin si golashënuesi më i ri në një Kampionat Evropian, 16 vjeç e 362 ditë.

Vetëm katër minuta më vonë, spanjollët do të gjenin golin e dytë. Dani Olmo, me një veprim fenomenal, në zonën franceze arriti të realizonte në portën e Maignan, pas edhe një devijimi nga Jules Kounde.

Statistikat e pjesës së parë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore