Përballje

Pjesa e parë mes City-t dhe Chelsea-t mbyllet pa gola


Pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester City-t dhe Chelsea-t ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola.

Dueli ishte kryesisht i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi shënimi.

Megjithatë, Manchester City ishin skuadra më e mirë në këtë pjesë të parë.

Të dy skuadrat nuk po luajnë me ekipin titullar, ku për Chelsea-n ka startuar Armando Broja në krye të sulmit.

Broja do ketë mundësi të shumta shënimi në këtë ndeshje, por pritet të shihet se a do t’i shfrytëzojë.

Në anën tjetër, edhe pjesa e parë e ndeshjes mes Liverpool e Derby-t ka përfunduar me rezultat të barabartë dhe pa gola.

Edhe Liverpool po luan pa asnjë titullar, të cilët i ka ruajtur për Kupën e Botës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore