Pajisje

Pixel 8 Pro dhe iPhone 15 Pro Max: Cili është më i fuqishëm?


Seria e re e telefonave Pixel 8, e prezantuar së fundmi nga Google, synon të rivalizojë me iPhone 15 të Apple. Një test i fundit ka bërë një krahasim midis dy modeleve më të fuqishme të secilës seri.

PhoneBuff ka vendosur të testojë Pixel 8 Pro dhe iPhone 15 Pro Max me një grup detyrash, duke përfshirë hapjen e aplikacioneve dhe kryerjen e funksioneve të ndryshme. Në përfundim, iPhone 15 Pro Max u shpall fitues.

iPhone 15 Pro Max vs Google Pixel 8 Pro: Main differences - PhoneArena

Vlen të theksohet se Pixel 8 Pro nuk dështoi në testin, por ishte 40 sekonda më i ngadaltë se iPhone 15 Pro Max.

Pixel performoi më mirë në hapjen e aplikacioneve, por kishte performancë më të dobët në eksportimin e video.

Fitorja e iPhone 15 Pro Max është rezultat i një çipit Apple A17 Pro, që ofron një performancë shumë më të mirë se çipi Tensor G3 i përdorur në Pixel 8 Pro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore