Shqipëria

Pistoleta, kallashnikov dhe municione në makinë, Policia arreston dy të rinjtë


Forcat “Shqiponja” në Tiranë kanë vënë në pranga dy të rinj, të cilët u ndaluan në afërsi të TEG-ut.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, një armë zjarri kallashnikov, krehra, municion luftarak dhe një palë dylbi.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Edison Manaj 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Enea Shima 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Ndërkohë u procedua penalisht drejtuesi i mjetit Ergys Hidri i cili nuk kallëzoi krimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore