Jetesë & Stil

Pishinë “në qiellin” e Dubait


“Aura Skypool” në Dubai

Në Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur pishina më e lartë me pamje 360 shkallësh, në një hotel dhe godinë rezidenciale që ofron pamje marramendëse, e vendosur në Kullën e Palmave.

Thyerjet e rekordeve përgjatë viteve në Dubai si duket nuk kanë të ndalur në fushën e arkitekturës dhe novacioneve ndërtimore.

Pishina e vendosur në lartësi prej 200 metrash nga toka dhe me sipërfaqe 750 metra katrorë qëndron në katin e 50-të.

Drejtori i “Sunset Hospitality” Antonio Gonzalez, për CNN thotë se  “Aura është një vend i veçantë jo vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, por në të gjithë botën”.

Ai thotë se kompania e cila ka ndërtuar dhe ideuar pishinën, ofron vizura marramendëse.

“Me një pamje 360 shkallësh, pushuesit mund të shohin bukuritë e Dubait brenda pak minutash”, shprehet Gonzalez.

“Aura Skypool”- Thenational News

Për të shfrytëzuar pishinën ka tre oferta që, duke marrë në konsideratë se bëhet fjalë për Dubain dhe një ambient “rekordmen”, nuk janë edhe aq të larta.

Për të qëndruar vetëm në orarin e paradites, duhet të paguash 46 dollarë, ndërsa për qëndrim përgjatë gjithë ditës, për të mos humbur perëndimin e diellit, bileta kushton 163 dollarë për person, që shoqërohet edhe me statusin “VIP” dhe trajtimin që ai mbart.

“Aura Skypool” vjen vetëm disa muaj pas hapjes në katin e 52-të të godinës të një ballkoni që ofron pak a shumë të njëjtën përvojë sa i përket pamjes, por pa rehatinë dhe relaksin që vetëm një pishinë e tillë mund të sigurojë.

“Aura Skypool” në Dubai

Edhe pse ngrihet 200 metra mbi tokë, “Aura Skypool” mban vendin e parë si më e larta vetëm sa i përket pishinave me pamje 360 shkallësh.

Pishina më e lartë në botë ndodhet gjithashtu në Dubai, në katin e 77 të Jumeriah Gate, dhe ngrihet në 293 mijë e 906 metra lartësi.

Ndryshe nga “Aura Skypool”, ajo është e hapur vetëm për personat që qëndrojnë në hotel dhe që janë mbi 21 vjeç.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore