Udhëtime

Pishina më e lartë në botë, një mrekulli


Të notosh në ajër të hapur, poshtë qiellit blu që shtrihet deri në horizont padyshim që duhet të jetë ndjenja më e bukur e më e veçanta në botë dhe nëse doni t’ja ofroni vetes këtë luks pishina më e lartë në botë ndodhet në Dubai.

Me 94.84 metra gjatësi dhe 16.5 metra gjerësi, është gati dy herë më e gjatë se një pishinë me madhësi Olimpike.

Pishina është e hapur vetëm për mysafirët e hotelit, të moshës 21 vjeç e lart, por ju mund të futuni vetëm duke rezervuar një tavolinë në restorantin ngjitur, “Zeta Seventy Seven”.

Restoranti dhe pishina janë të dy në katin e 77-të të hotelit.

Kur një gazetar britanik vizitoi Dubai-n për një udhëtim për shtyp, ai qëndroi në hotelin luksoz, Burj Al Arab.

Në fund të qëndrimit të tij, ai e kuptoi se ky hotel nuk e meritonte vlerësimin e tij me 5 yje por meritonte shumë më tepër.

Ai e vlerësoi Burj Al Arab si një hotel me 7 yje dhe vlerësuesit e tjerë ranë dakord. Interesante, vetë hoteli u përpoq të mohonte vlerësimin e veçantë.

Ju rikujtojmë se “Condé Nast Traveller” ka shpallur disa nga hotelet më të mira në botë për këtë vit dhe ne ju njohimme disa prej tyre.

Ah dhe diçka nëse nuk e dinit! Aeroporti Ndërkombëtar Mala është aeroporti kryesor në Maldive dhe i vetmi që ofron fluturime ndërkombëtare në këtëvend ishullor të Azisë

Përshtatur nga “Condé Nast Traveller” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore