Tekniku i Juventus-it, Andrea Pirlo ka folur për mediat, përpara ndeshjes së të mërkurës përballë Porto-s, në Ligën e Kampionëve. Pirlo ka folur rreth ekipit portugez, duke e krahasuar këtë të fundit me Atletico Madrid-in e Diego Simeone-s.
“Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Ata janë shumë të mirë dhe kanë 4-5 ndeshje në Ligën e Kampionëve, pa pësuar gol”.
“Janë ekip kompakt, në stilin e Atletico Madrid-it. Janë shumë të mirë në mbylljen e hapësirave. Pra, ne duhet të jemi të durueshëm dhe nuk duhet t’i lejojmë të kundërsulmojnë sepse janë të mirë aty”
“Porto është ndryshe për ne, ndryshe në kampionatin e tyre dhe në Ligën e Kampionëve. Ata më kujtojnë shumë skuadrën e Atletico Madrid-it të Simeone-s”, përfundoi deklaratën e tij Pirlo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi