Vende

Piramida e Tiranës, mes projekteve më të shumëpritura arkitekturore


Teksa viti i ri ka nisur, arkitektët po presin me padurim projektet më emocionuese të planifikuara për t’u hapur në vitin 2023.

Kulla e dytë më e lartë në botë është aktualisht në ndërtim e sipër në Malajzi, Egjipti është pothuajse gati të hapë muzeun e tij më të madh arkeologjik, ndërsa në Shqipëri po rinovohet aktualisht një pikë e famshme referimi.

Mes 23 projekteve të zgjedhura si të shumëpritura nga faqja e mirënjohur e arkitekturës “Arch Daily” është edhe Piramida e Tiranës.

Nisja e rinovimit

Një komision erdhi në vitin 2018 për të transformuar Piramidën mbresëlënëse të Tiranës të veshur me mermer – e ndërtuar në vitet 1980 si një muze në nderim të ish-diktatorin komunist të vendit – e cila ishte bërë një vend popullor për të rinjtë e qytetit që të loznin dhe të rrëshqitnin nga maja poshtë.

Në shkurt të vitit 2021 filloi ndërtimi i projektit të kompanisë holandeze të arkitekturës “MVRDV”.

Ajo u caktua, pa konkurs publik, për ta transformuar atë në një qendër teknologjike – duke shndërruar anët e pjerrëta me shkallë.

Ndërtesa e Piramidës së Tiranës daton që prej vitit 1980 kur godina u dizajnua për të kujtuar jetën e diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

Godina u hap në vitin 1988 si muzeu “Enver Hoxha”.

Në atë kohë përshkruhej si struktura më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri.

Pas rënies së komunizmit në Shqipëri në vitin 1991, Piramida u shndërrua në një qendër kulturore duke nderuar Pjetër Arbnorin, një i mbijetuar nga kampet shqiptare dhe viktimë e regjimit.

Gjatë viteve ’90, Piramida u bë gjithashtu pika më e nxehtë në Tiranë për jetën e natës dhe një vend ku të rinjtë shqiptarë mblidheshin dhe luanin gjatë verës.

Në vitin 2011, qeveria shqiptare, që në atë kohë drejtohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, donte ta shkatërronte godinën dhe të ngrinte godinën e re të Parlamentit.

Plani dështoi në vitin 2013, kur nuk mori miratimin nga qeveria e re, e drejtuar nga kryeministri aktual, Edi Rama.

Herë pas here ajo është shndërruar në një subjekt arti, duke u shfrytëzuar për evente modeste arti apo festa të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore