Përballje

Pioli: Luajmë kundër rivalëve që kohët e fundit i kemi mposhtur, kam planin tim


“Derbi Della Madonina” do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, ku Milan-i dhe Inter-i do të ballafaqohen në finalen e Supekupës së Italisë.

Para këtij dueli, foli në konferencën për media trajneri i Milan-it, Stefao Pioli, i cili tha se ekipi i tij do ta ketë përballë rivalin që arriti t’i mposhte në edicionin e kaluar.

“Superkupa është një trofe i rëndësishëm. Ne luajmë kundër rivalëve tanë, ata që arritëm t’i mposhtim në kampionatin e kaluar dhe në dy derbit e fundit që luajtëm”, tha Stefano Pioli.

“Ky trofe është shumë i rëndësishëm. Filluam të fitonim vitin e kaluar, por vetëm një garë. Do të thotë t’i japim vazhdimësi një rruge, do të thotë të rrisim nivelin dhe mentalitetin tonë”, shtoi tekniku italian.

Trajneri i kuqezinjve më pas tha se ekipi i tij do të jetë i përqendruar, derisa djemtë e tij nuk do të jenë ata që ishin në javën e kaluar, kur mezi e arritën një barazim 2:2 në udhëtim te Lecce.

“Ne e dimë se java e kaluar nuk ka qenë më e mira, por është një lojë më vete. Derbi është një histori tjetër dhe trofeu është për t’u rrëmbyer dhe kjo do të rrisë nivelin e ndeshjes, ashtu si do të rrisë nivelin e ekipit”, theksoi Pioli.

“Milan-i nuk është ai që pamë në Lecce në pjesën e parë. Ne i kemi demonstruar cilësitë që kemi dhe nesër pres ta shoh atë cilësi”, shtoi Pioli.

Pioli mes tjerash tha se nuk do të mendoj njëherë për kampionat, para kësaj ndeshje, derisa shtoi se ka planin për ta vënë në vështirësi Inter-in.

“Nuk do të bëjmë asnjë llogari për kampionat, do ta mendojmë nga e premtja. Nesër do të kemi nevojë për energji dhe entuziazëm. Ne jemi këtu me meritë sepse e merituam të fitojmë Scudetton. Duam ta fitojmë edhe këtë trofe”, shtoi trajneri i Milan-it.

“Ata (Inter) janë kundërshtarë të fortë që shpesh na kanë vënë në vështirësi, por ne do të kemi planin tonë, strategjinë tonë për t’i vënë në vështirësi”, tha mes tjerash Stefano Pioli.

Kujtjojmë që ndeshja mes Milan-it dhe Inter-it do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 20:00 në kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore