Muzikë

Pink ua dedikon fjalët më të mira Beyonce-s dhe Taylor Swift-it për turnetë e tyre të këtij viti


Këngëtarja, Pink tanimë njihet për të kënduarit ‘live’ në turnetë e saj, dhe e njëjta, duket të jetë e emocionuar kur sheh kur sheh koleget e saj gra që mbretërojnë në këtë sferë të këndimit.

Pink, e cila ka bërë hite dhe ka performuar koncerte ‘live’ spektakolare të kompletuara me skena gjigante, për pjesën më të mirë të karrierës së saj gati tre dekadash, tha për Los Angeles Times, transmeton AlbanianPost, se është “aq e mërzitur” që nuk mund t’i ndjekë nga afër koncertet e kolegeve të saj.

Më saktësisht, ajo iu referua turneve të Taylor Swift dhe Beyonce, teksa i ka përgëzuar ato për performancat dhe mënyrën e realizimit të tyre.

Taylor Swift, Beyonce.

“Jam shumë e emocionuar që të gjithë po e bëjmë këtë”, shtoi Pink, e cila është në mesin e turneut të saj “Summer Carnival”.

“Dikur ishin vetëm grupe djemsh si ‘Aerosmith’ dhe ‘Coldplay’ e ‘Rolling Stones’, dhe tani janë të gjitha femra. Është e mrekullueshme”, shtoi ajo.

Ajo vazhdoi të përshkruajë respektin që ndjen për artistet që performojnë live, duke thënë, “çdo artiste atje që shet bileta me emrin e tyre është një nënë punëtore”.

“Unë nuk jam nga ata njerëz që shikojnë në një shfaqje të pjesës së parë të ‘Super Bowl’ duke pritur ta urrejnë atë. Kjo është dema – është çnjerëzore. Ai person, pavarësisht nëse më pëlqeu mua apo jo, u përpoq për të qenë atje lart dhe për ta bërë këtë”, shtoi Pink tutje.

Tutje, Pink i bëri një homazh artistes së ndjerë Tina Turner – e cila vdiq në fillim të këtij viti në moshën 83-vjeçare – ishte një idhull dhe shembull për të si dikush që dha gjithçka në koncert dhe këndoi ‘live’ edhe kur zëri i saj ishte “ngjirur”.

Tina Turner.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore