Stil

Piercing, jo më një risi


Në kohët që jetojmë të bërit piercing nuk përbën më çudi. Duke nisur nga buzët, faqet dhe vetë gjuha tanimë janë pjesë të zakonshme.

Por midis dashurisë për artin e trupit dhe shëndetit, ndonjëherë duhet të dish cilin të zgjedhësh sepse piercing-u i gjuhës apo zonave që rrethojnë gojën nuk është pa rrezik.

Piercing-u është i modës

Nuk ka më pjesë të trupit që t’i shpëtojnë, që nga më të zakonshmet: veshët, hunda…e në çdo vend tjetër.  Në SHBA dhe më disi më pak në Evropë, është bërë e zakonshme në disa mjedise të caktuara që të shpohen gjuha, buzët apo faqet. Por duhet të keni kujdes.

Jo vetëm që kjo gjë ju ekspozon ndaj problemeve të zakonshme të piercing-ut. Por kur ky i fundit nuk bëhet në kushte të mira higjienike, si ndaj rrezikut të mundshëm të transmetimit të një hepatiti B apo C nëpërmjet rrugës së gjakut apo, edhe më keq akoma, të një infeksioni HIV, por ai ju ekspozon edhe ndaj disa rreziqeve të veçanta.

Piercingu i gojës krijon dy rreziqe shumë të mëdha

Së pari, mundësinë e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të fryrjes së grykës apo kapërcimit të bizhusë.

Së dyti, provokimin e hemorragjive të rënda të shkaktuara nga prerja e artereve të gjuhës, sepse ky muskul është shumë i pasur me enë gjaku.

Këtyre problemeve u shtohen edhe rreziqet e infeksioneve, të cilat janë edhe më të mëdha se në pjesët e tjera të trupit.

Në rast problemesh të dhëmbëve, diagnostikimi vështirësohet sepse piercing-u krijon probleme për radiografinë. Atëherë, ndoshta do të duhet të hiqet për të bërë të mundur kryerjen e radiografisë.

Duhet t’u kujtojmë guximtarëve që nuk ngurrojnë t’i hynë kësaj aventure, se kur të hiqet bizhuja, ndoshta do t’u mbetet një vrimë në gjuhë, gjë që duhet pranuar se nuk është gjë e bukur.

Sigurohuni që personi tek i cili do bëni piercing-un të jetë profesionist dhe kërkoni nga ai që të përdorë material të dizinfektuar përpara se të fillojë veprimet. Ky është minimumi i domosdoshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore