Tonino Picula, deputet nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” të dielen, vlerësoi se Bashkimi Evropian toleroi regjimin autoritar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke mos e sanksionuar për inkursionin e vitit të kaluar në pjesën veriore të Kosovës.
Duke theksuar se Serbia ende nuk ka vendosur sanksioneve kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë dhe ka mbetur prapa në aspektin e përafrimit të përgjithshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, eurodeputeti kroat shprehet skeptik se diçka do të ndryshojë në të ardhmen, posaçërisht sepse Serbia s’u sanksionua për ngjarjet në veri.
“Duhet thënë gjithashtu se kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e strategjisë së disa institucioneve të BE-së, të cilat me kalimin e kohës u shndërruan në të ashtuquajturat roje të stabilitetit, pra u kthyen në politikën e tolerimit të rendit autoritar të Vuçiçit për ruajtjen e iluzionit se ai është një instrument i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e problemeve rajonale”.
“Nuk jam i sigurt se mund të presim ndonjë ndryshim nga autoritetet në Serbi në të ardhmen e afërt, veçanërisht ngase regjimi serb nuk u sanksionua nga Perëndimi as pas zgjedhjeve të diskutueshme, as pas sulmit të armatosur në Banjska”, shtoi Picula, i cili është raportues i PE-së për Malin e Zi.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe – forca më e madhe politike e serbëve të Kosovës – pranoi publikisht përgjegjësinë për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit. Megjithatë, ai dhe të tjerët që janë përgjegjës për terrorizmin e vitit të kaluar në territorin kosovar lëvizin lirshëm dhe nuk janë thirrur ende nga organet e drejtësisë në Serbi të japin përgjegjësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi