Lajme

Picasso, Monet dhe Cézanne kryesojnë ankandin në New York


Tre piktura nga titanët e artit modern janë shitur në ankand për një total prej 166 milionë dollarësh.

Çka ka konfirmuar gjallërinë e tregut global.

Në një shtije të realizuar në shtëpinë e anksandeve Sotheby’s, në New York, u dha një total prej 408 milionë dollarësh për veprat e artistëve si Picasso, Monet, Cézanne, Gauguin, Magritte, Dalí dhe Renoir.

Kurse dhjetë vepra u shitën për më shumë se 10 milionë dollarë secila në një ankand të transmetuar drejtpërdrejt në Instagram, duke tërhequr afro 20 mijë shikues.

“Femme nue Couchée” nga Pablo Picasso, shkoi 67.5 milionë dollarë.

Piktura përbën një përshkrim sensual të muzës dhe dashurisë së artistit, Marie-Thérèse Walter, duke e paraqitur si një krijesë deti me shumë gjymtyrë.

Ajo u shit për një nga çmimet më të larta të arritura ndonjëherë për një portret të Walter, lidhja e të cilës me Picasso-n filloi kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Brooke Lampley, drejtuesja e shitjeve globale në Sotheby’s, ka treguar se piktura e vitit 1932 ishte “thellësisht lirike ndaj dëshirës së artistit për Marie-Thérèse”.

“Me gjymtyrët e saj të ngjashme me pendët, pafundësisht të lakueshme, portreti vazhdon të magjepsë pasi kap në mënyrë të përsosur muzën e Picasso-s si shprehjen përfundimtare të gjeniut brenda tij”, ka vijuar ajo.

Në ankand u shitën edhe gjashtë vepra të tjera të tij, duke përfshirë “L’Étreinte”, e cila përshkruan një burrë dhe një grua të përqafuar në një dhomë gjumi.

Kjo e fundit u shit për 14.1 milionë dollarë.

Ndërsa “Le Grand Canal et Santa Maria della Salute” nga Claude Monet, arriti në 56.6 milionë dollarë.

Një tjetër nga Monet, “Les Arceaux de Roses, Giverny”, u shit për 23.3 milionë dollarë.

“Dy titanët e artit modern – Pablo Picasso dhe Claude Monet – u vunë në shesh sonte si bartësit e standardeve për tregun”, ka thënë Lampley pas ankandit.

Sipas saj, të dyja veprat i kanë shfaqur artistët në kulmin e fuqive të tyre, “ku secili përfaqësonte një të veçantë në momentin e transformimit që do të luante rol kyç në përcaktimin e karrierës së tyre”.

“Clairière” nga Paul Cézanne-it, e cila arriti në 41.7 milionë dollarë, ishte një nga tre pikturat klasike impresioniste të shitura nga Muzeu i Artit në Toledo për të krijuar një fond për të financuar blerjet e veprave artistike.

Të tjerat ishin “Nu s’essuyant i Pierre-Auguste Renoir” dhe “Fleurs ou Fleurs Devant un Portrait” nga Henri Matisse.

Një e treta e veprave në shitje nuk ishin ofruar në ankand për të paktën 20 vjet.

Sotheby’s ka zbuluar se koleksionistët në Azi ishin aktivë në oferta, një shenjë dalluese e ankandeve të fundit të profilit të lartë.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore